Çdo paraqitje e saj me fustane pa mëngë tërheq pashmangshmërisht vëmendjen te krahët e saj të skalitur atletikisht.
Mbretëresha Leticia e Spanjës së fundmi mori pjesë në një takim të Komitetit Mbretëror të Këshillit për Personat me Aftësi të Kufizuara në Merida dhe për atë paraqitje zgjodhi një fustan të thjeshtë bardh e zi me firmën e markës Mango.
Fustani i nxirrte në pah krahët e saj të skalitur, por edhe që padyshim po ushtrohej rregullisht. Sipas burimeve të huaja, për këtë janë përgjegjës këmbëngulja në dietën mesdhetare dhe shtytjet me triceps, të cilat bëhen në pozicion të drejtë, të mbështetur me pëllëmbët në mur./FrontOnline/