×
  • Lajme
  • Lajme

    Ashpërsohen akuzat e Qeverisë ndaj Kushtetueses

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se qëllimshëm po vonon e pengon reformën në drejtësi. Haxhiu tha se Qeveria me shqetësimet e ngritura për vonesat në trajtimin e ligjeve nga ana e Gjykatës nuk po bën ndërhyje në drejtësi por që, sipas saj, qëllimi i gjykatës për t’i penguar reformat është i papranueshëm.

    Deklaratat akuzuese të pushtetit ndaj Gjykatës Kushtetuese nuk kanë të ndalur. Pas kryeministrit Kurti edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, akuzoi këtë Gjykatë se po e pengon reformën në drejtësi.

    Ministrja Haxhiu tha se Kushtetuesja qëllimshëm po e vonon trajtimin e ligjeve dhe se deklarimet e Qeverisë janë vetëm shqetësime të shprehura për këto vonesa e jo ndërhyje në punën e Gjykatës.

    “Qeveria nuk ka ndërhyrë ne punën e Gjykatës. Është e rëndësishme qe kjo të përsëritet dhe unë s’pajtohem me këdo që thotë që shprehja e shqetësimit në raport me vonesa e trajtimit të ligjeve tonë është ndërhyrje, nuk mund të pajtohem sepse kjo nuk është ndërhyje. Mendoj se (vonesa e trajtimit të ligjeve) është e qëllimshme sepse nuk ka asnjë arsye tjetër që e justifikon vonesën që po e bën Gjykata Kushtetuese për arsyet se përse është e qëllimshme mund të paragjykojë por është e qartë që vonesat janë të qëllimshme mirëpo unë mendoj se Gjykatës Kushtetuese duhet të preokupohet për rëndësinë e këtyre Ligjeve dhe po ashtu Gjykata e din gjendjen e rëndë në të cilin është sistemi i drejtësisë dhe reformat qe ne i kemi adresuar janë të shumë të rëndësishme dhe qëllimi ynë është që institucionet e drejtësisë të jenë të pavarura, pra Gjykata Kushtetuese vet ka shumë raste qe vendimet e gjykatave i ka kthyer mbrapsht pra është në dije i edhe për aspektin profesional dhe të tjera a por që duket hapur që ka një qëllim për t’i penguar reformat dhe kjo është e papranueshme”, tha Haxhiu.

    Në anën tjetër Gjykata Kushtetuese vazhdon të qëndrojë e heshtur përballë akuzave të pushtetit.

    Lidhur me akuzat e Qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese për pengim të reformës në drejtësi RTV21 iu drejtua edhe Gjykatës Kushtetuese por e njëjta deri më tani nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

    Ish-ministri i Drejtësisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri vlerëson se me akuzat ndaj Gjykatës Kushtetuese, Qeveria po mundohet të gjej një fajtor për dështimet e saj.

    “Është justifikim për dështimet e tyre në vazhdimësi qe i kanë pasur tani kur po e përmbyllin mandatin. Kur shohim veprat e tyre qoftë edhe sektorin drejtësisë lënë për të dëshiruar.. Gjykata Kushtetuese është sulmuara në vazhdimësi. Këta e kërkojnë gjithmonë një fajtor kujdestar për ta fajësuar për dështimet e tyre. Në radhë të parë përtej pa diturisë që e kanë treguar, kanë pasur qëllime të këqija që ta dëmtojnë dhe rëndojnë këtë rend kushtetues çfarë kemi pasur deri më tani”, tha Tahiri.

    Deputeti LDK-së, Driton Selmanaj ndërkaq thotë se deklaratat e Qeverisë aktuale ndaj Gjykatës Kushtetuese janë absurde dhe se ajo nuk është e interesuar fare për reformën në drejtësi.

    “Qasje absurde unë mendoj që është një atak ndaj gardianit të Kushtetutshmërisë në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim këto deklarata. Gjykata Kushtetuese për fatin tonë të mirë ka mbrojtur Kushtetutshmërinë, ka mbrojtur demokracinë kushtetuese që e kemi, ne si parti politike kemi shfrytëzuar gjitha instrumentet e kontrollit parlamentar… Nuk janë të interesuar fare për reformën në drejtësi”.

    Opozitës iu kundërpërgjigj ministrja Haxhiu.

    “Reformat ne drejtësi i kanë vonuar opozita dhe Gjykata kushtetuese që nga dita parë kemi punuar me angazhimet më të mëdha në zotimet që i kemi dhënë qytetarëve në vettingun e drejtësi, e kemi miratimin e opinionit të Komisionit të Venedikut dhe Gjykatës kushtetuese, amendamentet Kushtetuese janë në Kuvend, Reforma për Këshillin Prokurorial është ende në Gjykatë Kushtetuese… Byroja për konfiskimin e pasurisë pritet që në fillim të dhjetorit të votohet në seancë këto janë tri nga projekte tona kryesore që adresohen me reformën ne drejtësi gjithçka çfarë është varur nga ne e kemi bërë… Ka qenë e qartë që opozita nuk i do reformat në Drejtësi, se do luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, nuk e do reformën në Këshillin Prokurorial”, tha Haxhiu.

    Gjatë javës Zyra e BE-së në Kosovës tha se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik dhe se pavarësia e gjyqësorit është një gurthemel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar për mospërkrahjen e opozitës për votimin e buxhetit për vitin 2025. Murati në një reagim...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX-i) dhe Policia e Kosovës...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka folur në lansimin e Udhëzuesit për Matjen e Dënimit nga Gjykata...
    Të tjera
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    14-vjeçarit të cilit dyshohet se e mbyti me thikë bashkëmoshatarin e tij ditë më parë pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë,...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në seancën e Kuvendit Komunal të premten. Kryetari i...
    Ekonomi22 Nëntor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor 2024. Të dhënat...
    Sport22 Nëntor 2024
    Selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka folur për përballjet me Islandën në kuadër të plejofit të Ligës së Kombeve. Foda...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Protesta opozitare e radhës në Shqipëri, do të mbahet me 26 nëntor ose ndryshe të martën që vjen. Njoftimi u dha nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.