Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) ka reaguar pas raportimeve se janë vjedhur disa pajisje teknike në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas ASHNA’s, aty nuk ka ndodhur asnjë vjedhje dhe se operimet janë duke u zhvilluar normalisht.
“Ky sqarim vjen pas publikimit të lajmit në disa media për vjedhjen e pajisjeve të radarëve në Aeroportin e Prishtinës, duke përdorur si ilustrim me qëllim ose pa, foton e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku më pastaj shumica e mediave janë drejtuar në ASHNA për të kërkuar detaje se si ka ndodhur rasti”, thuhet në reagimin e ASHNA./FrontOnline/
https://www.facebook.com/ASHNA.RKS/posts/2886465138257427