Ashley Graham nuk do të “ndryshonte kurrë” asgjë në lidhje me trupin e saj. Modelja 33-vjeçare po inkurajon ndjekësit e saj të TikTok për të përqafuar trupat e tyre ashtu si janë.
“Pjesa më e fortë e trupit tim? Këmbët e mia”, fillon ajo. “Pjesa më seksi e trupit tim: sytë e mi. Pjesa ime e preferuar e trupit tim. Linja ime e nofullës. Pjesa më e rëndësishme e trupit tim? Buzëqeshja ime :). Pjesën e trupit tim që nuk do ta ndryshoja kurrë. Te gjitha!!!”, ka shtuar ajo.
Sidoqoftë, ajo është e vendosur ta mbajë pamjen e saj “reale” në rrjetet sociale pasi dëshiron t’u tregojë fansave të saj se nuk ekziston një tip i trupit “perfekt”. “Kjo është arsyeja pse unë nuk postoj foto ‘perfekte’ në Instagram. Unë e mbaj atë të vërtetë dhe të papërpunuar vazhdimisht, sepse dua që njerëzit të dinë se ka gra me celulit, me dhjam të shpinës, me strija. Ka shumë gra me forma të plota, gra me madhësi më të madhe, gra të majme, si të doni t’i quani”, përfundoi ajo./FrontOnline/