Gjashtë ditarë të një shkolle në Prizren janë “avulluar” gjatë ditës së djeshme. Për këtë rast, tashmë janë identifikuar dy të dyshuar..
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është raportuar se të dyshuar të panjohur kanë asgjësuar gjashtë (6) ditarë të shkollës. Njësitet policore kanë identifikuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.