×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Asgjësimi i barnave në komunën e Fushë Kosovës, dyshime për kurdisje të tenderit

    FrontOnline
    10 Gusht 2021

    Punët me një tender nuk i kanë shkuar siç duhet komunës së Fushë Kosovës. Ajo kishte planfikuar të angazhonte një kompani për asgjësimin e disa mbetjeve mjekësore (shiringa, dorëza, ampulla, fasha) në sasi 8000 kg dhe disa barnave me afat të skaduar, 2500 kg. Por, shkatërrimi i tyre do të shtyhet. Kjo shkaku i ankesave ndaj njëra-tjetrës të kompanive garuese e edhe vetë “pishmanllakut” të Zyrës së Prokurimit në këtë komunë. Lënda ka përfunduar në Gjykatën e Tenderëve dhe nuk dihet se kur do të marrë epilog. Bordit aktual të këtij organi i ka skaduar mandati dhe deri në zgjedhjen e atij të riut s`mund të shqyrtohet asnjë ankesë.

    Si nisi gjithçka?

    Tenderin Komuna e Fushë Kosovës e hapi më 3 qershor të këtij viti. Për fitimin e tij kishin aplikuar dy kompani, “Metbat” dhe “Princi Company”. E para ofertoi me 29 mijë e 400 euro. E dyta me 31 mijë e 400 sosh.

    Gjatë përzgjedhjes, komuna e Fushë Kosovës kishte vendosur ta shpërblejë me kontratë kompaninë “Princi”, ani se oferta e saj ishte për 2 mijë euro më e shtrenjtë sesa ajo e “Metbat”. Megjithatë, shkaku që kjo e fundit u eleminua nga gara si e papërgjegjshme, ajo mbeti e vetme në garë. Fitoi.

    Komuna e Fushë Kosovës ndër arsyet eliminuese që ia përmendi kompanisë “Metbat” ishte se ajo nuk i kishte përmbushur kërkesat e sigurisë së tenderit, as si duhet formularin e paraqitjes, njëjtë siç nuk kishte vepruar edhe me kërkesat e vlefshmërisë së tenderit. Për më tepër, Zyra e Prokurimit në këtë komunë, ofertën e këtij operatori e konsideroi si abnormalisht të ulët. Krahas tyre, sipas saj, kompania “Metbat” nuk kishte dorëzuar certifikatën se nuk është diskualifikuar nga ndonjë masë e nenit 65 të LPP e as një tjetër të tillë që do të dëshmonte përshtatshmërinë profesionale të saj.

    Kur u duk se gjithçka mbaroi, biznesi “Metbat” u rishfaq përsëri. Bëri ankesë në Zyrën e Prokurimit të Fushë Kosovës, e cila pavarësisht se ia gjeti një “mal” shkeljesh në herën e parë, ia aprovoi atë dhe vendosi ta shpërblejë me tender.

    Ky vendim, që ishte i dyti, shfuqizoi vendimin e mëparshëm, atë të parin, ku si kompani fituese ishte shpallur “Prinici”. Kjo e fundit nuk u pajtua asesi dhe bëri ankesë, prapë në komunën e Fushë Kosovës. Përgjigjja që mori ishte refuzuese, andaj drejtuesit e kompanisë eliminuese “Princi” ankesën e çuan te Organi Shqyrtues i Prokurimit apo sic njihet ndryshe Gjykata e Tenderëve. Aty, ata, paraqitën 6 nga shkeljet të cilat vlerësuan se i bënë rivalët e tyre, drejtuesit e “MetBat“. Ndër to edhe ajo se këta të fundit nuk dëshmuan se kanë kryer me sukses asgjësime të kësaj natyre në tri vitet e fundit, gjë që kërkohej në tender.

    Shkaku që lënda ka përfunduar në Organin Shqyrtues të Prokurimit, Zyra e Prokurimit në Fushë Kosovë e ka pezulluar aktivitetin për këtë tender.

    Gjykata e Tenderëve nuk dihet se kur do të marrë vendim për të, meqë bordit aktual të saj i ka skaduar afati dhe deri në zgjedhjen e atij të riut ky organ s`mund të shqyrtojë asnjë ankesë.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ndodhej në aeroportin e Sanas në momentin e sulmit izraelit. Ai...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Edhe këtë vit Policia e Kosovës ka ndërmarrë masat e duhura për festat e fundvitit, në mënyrë që qytetarët të ndihen sa...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka lëshuar sot ‘bombën’. Ajo ia tregoi Gjestit planin e saj për ta...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka sekuestruar 25 mijë euro që të dyshuarit kanë marrë duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.