Aktorja Kristine Davis, e cila u bë e famshme duke luajtur në serinë “Sex and the City”, nuk duket më si vetja. Fotot e fundit që janë bërë në rrugët e Los Anxhelosit tregojnë qartë korrigjimet që kanë bërë që fytyra e saj të duket e fryrë, transmeton FrontOnline.
Ajo gjithmonë është konsideruar si një nga aktoret më të bukura, dhe pamja e saj natyrale është ajo që e karakterizoi atë. Ajo gjithmonë theksonte se është kundërshtare e operacioneve plastike dhe se dëshiron të plaket me dinjitet. Sidoqoftë, gjërat kohët e fundit kanë ndryshuar.
“Shumë Botox dhe buzët e bëra keq duken qartë”, “Nuk ka mbetur asgjë nga pamja natyrale”, janë vetëm disa nga komentet që u shfaqën në rrjetet sociale nga fansat e saj./FrontOnline/