×
  • Sport
  • Sport

    Asani e vazhdon shkëlqimin në Ligën e Kampionëve aziatike me dy gola të tjerë

    FrontOnline
    22 Tetor 2024

    Jasir Asani po vazhdon të shkëlqejë në futbollin aziatik.

    Përfaqësuesi kosovar ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme të ekipit të tij, Gwangju FC, i cili e mposhti skuadrën Johor Darul Ta’zim FC me rezultat 3:1.

    Dhe, ishte pikërisht anësori i majtë ai që ia solli fitoren ekipit jug-korean në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve të Azisë.

    Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i shënoi dy gola të shpejtë në fillim të takimit, respektivisht në minutat 3 dhe 6 për ta bërë ekipin e tij lider në grup në Lindje me tri fitore nga po aq ndeshje.

    Asani është titullar i padiskutueshëm tek Gwangju FC dhe sot luajti plot 90 minuta.

    Ai arriti në kuotën e gjashtë golave në Championsin aziatik në tri ndeshje të zhvilluara, statistika këto impresionuese, ndërsa e ka edhe një asistim.

    Kurse, në K League 1, respektivisht liga elitare e Koresë së Jugut, i ka zhvilluar 10 ndeshje dhe i ka realizuar 3 gola.

    Pra, nga 13 ndeshje, Asani i ka 9 gola e 1 asistim. I jashtëzakonshëm.

    Nëse vazhdon me formë të tillë, majtaku ofanziv pritet të jetë mjaft i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare në dy ndeshjet vendimtare të nëntorit në Ligën e Kombeve, ndaj Republikës Çeke dhe kundër Ukrainës. /Gazeta Express/

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Sport22 Tetor 2024
    Shqipëria do të jetë mikpritëse e Botërorit të Mundjes për të rritur (peshat jo Olimpike), që ka nisur dje dhe zgjatë deri...
    Sport22 Tetor 2024
    Joshua Zirkzee është gati që të largohet nga Manchester Unitedi gjatë janarit. Ylli holandez e nisi perfekt me golin e fitores në...
    Sport22 Tetor 2024
    Diego Forlan do ta bëjë debutimin në tenisin profesionist në moshën 45 vjeçare. Disa vite pasi e la futbollin e luajtur, ndërsa...
    Të tjera
    Lajme22 Tetor 2024
    Ilir Meta do të dalë nesër para Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në orën 09:30 për verifikimin e...
    Vip22 Tetor 2024
    Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza është shpërblyer me çmimin “Këngëtarja më e mirë shqiptare në Turqi”. Këtë e ka bërë të...
    Vip22 Tetor 2024
    Një situatë të lënë në ajër, kanë ofruar sot Lela me Leon kur të dy bashkë janë parë pranë njëri-tjetrit. ”Ooo something...
    Vip22 Tetor 2024
    Rezi gjatë një bisede me Mevlanin ka aluduar se Besforti ka ndjenja ndaj Dianës. Ai thotë se e ka vëzhguar Besfortin gjë...
    Lajme22 Tetor 2024
    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar seancën e stome të Gjykatës Speciale, ku Fadil Geci ka dëshmuar...
    Vip22 Tetor 2024
    Leo dhe Lela kanë ndarë kohë për njëri-tjetrin teksa kanë diskutuar për jetën jashtë. Leo e ka pyetur Lelen se si ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.