Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, Jetmir Durmishi, ka sqaruar se nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim deri tani për shkak se mbyllja e llogarive u bë dje pasdite. Ai theksoi se komuna është një institucion që duhet të zgjidhë problemet në bashkëpunim me aktorë të tjerë të rëndësishëm, si Asociacioni i Komunave dhe Kuvendi.
‘’ Nuk kemi ndërmarre asgjë sepse dje ishin këto zhvillime dhe komuna është institucion që e zgjedh këtë problem me akterë të tjerë relevant si Asosacioni I Komunave Kuvendi , komisioni për administratë’’, tha Durmishi.
Durmishi kritikoi kryetarin, siç tha ai, për përpjekjet për të fajësuar qeverinë për bllokimin e llogarive.
Ai theksoi se qeveria nuk bllokon asnjë llogari, dhe se bllokimi i llogarive është rezultat i veprimeve të përmbaruesve
‘’ Puna e viktimizimit të kryetarit kryetari e ka bërë fajtor qeverinë për bllokimin e llogarive sepse në llogarinë e tij tekstin e ka ndërtuar asi soji duke e bërë shkaktar qeverinë sipas meje nuk ka t bëjë qeveria nuk bllokon asnjë llogari , përmbaruesi e bën këtë’’, deklaroi Durmishi për FrontOnline
Durmishi theksoi se interesi i të gjithëve është që të sigurohen investime sa më të shumta, dhe se kryetari e ka politizuar rastin, duke shprehur se askush nuk dëshiron të dëmtojë buxhetin.
‘’ Kryetari e ka politizuar rastin , askujt nuk i hy në xhep të dëmtojë një buxhet’’, përfundoi Durmishi.
Qeveria godet Komunat që udhëhiqen nga opozita/ Kryetari i Suharekës akuzon ministrin Murati