Grupi i kuvendarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë reaguar ndaj një postimi të kryetarit të kësaj komunës, Mytaher Haskuka, i cili në Facebook ka akuzuar disa asamblistë të VV-së se po koordinohen me opozitën për sabotimin e projekteve qeveritare.
Asamblisti i VV-së, Karanfil Haxhillari, këtë akuzë e ka quajtur të turpshme dhe jashtë logjikës, duke thënë se për mungesën e numrave në Kuvend nuk ia ka fajin as kuvendari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as Lëvizja Vetëvendosje, dhe se numrat i ka humbur vet pa asnjë konsultim me ta.
“Qe tre vite e gjysmë kuvendarët e Vetëvendosjes të gjitha pikat e rendit të ditës t’i kanë votuar, edhe pse asnjëherë nuk je konsultuar me ta. Për akuzën e sotme, turp të qoftë kryetar. Të sulmosh kuvendarët e subjektit tënd pa asnjë fakt, është për të ardhur keq. Kjo akuzë e pabazë dhe e rëndë do të trajtohet sigurisht edhe në organet e partisë”, ka deklaruar Haxhillari në foltoren e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Ky është postimi i kryetarit Haskuka, ku përfshihet edhe akuza në fjalë
https://www.facebook.com/mytaher.haskuka/posts/10158928653314451