×
  • Lajme
  • Lajme

    Asamblisti i AAK-së, Labinot Panxha: Tregtimi i pronave komunale duhet të ndalohet, ftoj Prokurorinë të hetojë abuzimet

    FrontOnline
    30 Dhjetor 2024

    Asamblisti i AAK-së, në Pejë, Labinot Panxha, ka reaguar ndaj vendimit të Kuvendit Komunal të Pejës lidhur me këmbimin e pronave komunale, duke theksuar shqetësimin e tij për mundësinë e abuzimeve në këtë proces.

    Gjatë seancës së fundit për vitin 2024, Panxha paraqiti vërejtjet dhe kundërshtimet, të cilat, sipas tij, nxitën Kryetarin e Komunës, Muhaxheri, të ushtrojë presion mbi Kryesuesin e Kuvendit për t’i ndaluar të folurit në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.

    Në një postim në Facebook, Panxha akuzoi Kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri për përpjekje për të fshehur të vërtetën lidhur me tregtimin e pronave komunale dhe kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të nisë hetime për të vënë përpara drejtësisë ata që janë të përfshirë në këtë proces.

    “Ftoj Prokurorinë e Shtetit që t’i fillojë hetimet dhe t’i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që po vazhdojnë të tregtojnë me pronën komunale,” tha Panxha, duke shtuar se ky veprim është një kërcënim për interesin publik dhe duhet të ndalet menjëherë.

    Postimi i tij:

    Të dashur qytetar të Pejës,

    Sot në seancën e rregullt dhe të fundit për vitin 2024 të Kuvendit Komunal Pejë diskutova në lidhje me pikën e rendit të ditës që kishte për qëllim Këmbimin e Pronave Komunale në emër të interesit publik, në lidhje me këtë temë paraqita vërejtjet dhe kundershtimet e mia të bazuara në fakte, të cilat e shtyen Kryetarin e Komunes që t’i bejë presion të vazhdueshem Kryesuesit të Kuvendit që t’ma ndal fjalen në kundershtim me rregulloren dhe statutin e Kuvendit, vetëm e vetëm që të mos shkoj në vesh të qytetareve e vërteta për tregtimin e prones komunale nga Kryetari Muhaxheri.

    Ftoj Prokurorin e Shtetit që t’i filloj hetimet dhe t’i nxjerre para drejtesisë të gjithë ata që po vazhdojnë të tregetojne me pronen komunale.

    https://www.facebook.com/LabiPanxhaj/videos/1505945513429229

     

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se duhet të të krijohet një mekanizëm mbikëqyrës ndërkombëtarë apo vendor, për Gjykatën Speciale në...
    Lajme02 Janar 2025
    Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, partisë në pushtet, më 23 dhjetor në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) votuan kundër certifikimit të Listës...
    Lajme02 Janar 2025
    Sot u anuluan katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kështu konformoi Valentina Gara, zëdhënëse për media në aeroport, e...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, ditën e djeshme publikoi një video përmes së cilës uroi Rumaninë dhe Bullgarinë për...
    Bota/Rajoni02 Janar 2025
    Kryeministri malazez, Milojko Spajiq ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për të premten, më 3 janar, pas...
    Lajme02 Janar 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka përditësuar të dhënat për situatën në pikat kufitare të Kosovës, përcjell Gazeta Express. MPB ka bërë...
    Lajme02 Janar 2025
    Për efektivitetin e operacioneve në veri gjatë këtij viti, ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, deklaroi për FrontOnline se angazhimi ka qenë i...
    Sport02 Janar 2025
    Interesimi i Real Madridit për të nënshkruar me Trent Alexander-Arnold, tashmë është pothuajse zyrtar. Është përfolur tash e një kohë se “Mbretërit”...
    Lajme02 Janar 2025
    Liburn Aliu, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka dhënë sqarime lidhur me anulimin e disa fluturimeve ditën e djeshme si...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.