Ka pak muaj qëkur u betuan si asamblistë të Kuvendit Komunal të Rahovecit.
E secili prej 31 këshilltarëve komunalë rahovecian do të gëzojë nga një latop, raporton “Front Online”.
Komuna, ku ata veprojnë, ua ka blerë nga një të tillë, përmes hapjes së një tenderi, në të cilin u shkua me procedurë të hapur të prokurimit.
Për 31 copa u paguan 12 mijë e 369 euro apo 399 euro për njësi.
Komuna e Rahovecit harxhiti pare edhe për një latop tjetër që e bleu po ashtu 399 euro dhe një diktafon, 120 sosh, shkruan “Front Online”.
Komuna shpërbleu me kontratë afër 13 mijë euroshe kompaninë “Infiniti” e cila ofertoi me një çmim prej 12 mijë e 888 eurove.
Oferta e saj nuk qe më e lira. Dy operatorë tjerë nga tetë gjithsej sa ofertuan konkurruan me çmim më të lirë se ajo.
“Aritech” me 11 mijë e 921 euro dhe “Europrinty” me 10 mijë e 999 sosh.
Këto të dyja u eliminuan nga autoriteti kontraktues, nga siç u tha, për mosplotësim të kritereve të kërkuara në dosjen e tenderit.
Në anën tjetër, kompania fituese Infinitt në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve figuron se merret me tregtinë me shumicë të pajisjeve elektronike dhe të telekomunikimit.
Megjithatë këtë aktivitet nuk e ka të renditur as si primar e as si sekondar./“Front Online”