×
  • Lajme
  • Lajme

    Asambleisti nga Ferizaj dënohet me 500 euro gjobë për mos deklarim të pasurisë

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2020

    Të hënën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, Lulzim Abazi, këshilltar në Asamblenë Komunale në Ferizaj, është dënuar për mosdeklarim të pasurisë me 500 euro gjobë dhe dënim burgimi në afat prej gjashtë muaj i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale në afat prej një viti.

    Sipas aktgjykimit të shpallur, të hënën, nga Gjykata Themelore në Ferizaj, i akuzuari Abazi, po ashtu, është obliguar që të paguajë edhe paushallin gjyqësor prej 20 euro, si dhe 30 euro për kompensimin e viktimave, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Aktgjykimi ndaj tij, është shqiptuar nga gjykatësi Elmaz Zenuni, pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohet.

    Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Abdullah Abedini, i akuzuari Abazi e ka pranuar fajësinë, duke thënë se këtë e ka bërë nga pakujdesia.

    Pranimin e fajësisë nuk e ka kundërshtuar prokurori Abedini dhe atë e ka aprovuar gjykatësi Zenuni.

    Sipas gjykatësit Elmaz Zenuni, palët e pakënaqura, kundër këtij aktgjykimi të Themelores, mund të bëjnë ankesë në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor.

    Sipas aktakuzës, më 29 mars 2019, në Ferizaj, i pandehuri në pozitën e Këshilltarit të Asamblesë Komunale Ferizaj, i cili sipas ligjit ishte i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, nuk i ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë, në atë mënyrë që në formularin për deklarimin e pasurisë për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2018 nuk ka paraqitur të dhënat lidhur me zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare dhe atë bizneset “Hotel LYBOTEN” shp.p.k me 25% të aksioneve, “LB – Ecoplan” sh.p.k me 100% të aksioneve, “Neëco Hotel Luboten LL.C me 16.67% të aksioneve, “Tropicana A&L Mining” sh.p.k me pronar djali i tij A. A. me 100% të aksioneve, “LLF Control” sh.p.k bashkëpronar djali i tij me 50% të aksioneve dhe nuk ka deklaruar pasurinë e luajtshme mbi 3,000 euro, automjetin në emër të djalit të tij A. A. të markës Land Rover, modeli Range Rover, viti i prodhimit 2015.

    Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare nga neni 437 par.2 sipas Kodit 04/L.082 Penal të Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po angazhohet për të krijuar kushte sa më të mira për fëmijët dhe të...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismailit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar rritjen prej 20% të pensioneve nga Qeveria Kurti, duke potencuar se është e...
    Të tjera
    Lajme20 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për një kontrabandë të dyshuar me kafshë. Sipas raportit 24-orësh, KFOR-i ka vërejtur tri vetura dhe një...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmë në pritjen lamtumirëse për ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. Ai e quajti Bullgarinë vend...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i Shoqatës së Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gazmend Syla, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar...
    Sport20 Nëntor 2024
    Rafael Nadal, legjenda e tenisit, luajti mbrëmë ndeshjen e tij të fundit profesionale duke humbur 6-4, 6-4 ndaj Botic van de Zandschulp...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Të hënën në fshatin Bube të Zubin Potokut, një njësit i KFOR-it ka vërejtur tre automjete dhe një furgon, të cilët dyshohet...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka reaguar edhe një herë ministrit të Bujqësisë, Faton Peci i cili tha mbrëmë se Pacolli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.