Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të përfshihen në konfliktin në Siri, ku forcat rebele po kërcënojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Assad.
“Kjo nuk është lufta jonë. Mos u përfshini”, citohet të ketë thënë Trump në një postim në platformën Truth Social, raporton Reuters.
“Nëse Rusia do të detyrohej të largohej nga Siria, mund të jetë në fakt gjëja më e mirë që mund t’i ndodhë atyre, sepse “nuk ka pasur kurrë shumë përfitime në Siri për Rusinë”, tha Trump.
Komentet e Trump duket se pasqyrojnë kundërshtimin e tij ndaj pranisë së rreth 900 trupave amerikane në Siri, shumica prej tyre në verilindje, ku ata kanë mbështetur një aleancë siriane të udhëhequr nga kurdët në parandalimin e rilindjes së militantëve të Shtetit Islamik.
Trump njoftoi në vitin 2018 gjatë mandatit të tij të parë se donte të tërhiqte trupat amerikane sepse tha se Shteti Islamik ishte afër humbjes.
Por ai u ndal pasi këshilltarët paralajmëruan se një tërheqje do të linte një boshllëk që do të mbushej nga Irani dhe Rusia./Reporteri.net/