Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është pyetur lidhur me deklarimet degraduese të punës së prokurorisë nga shefi i Qeverisë, Albin Kurti, në një podcast.
Isufajt, të cilit iu kërkua një koment nga gazetarët në konferencë për media lidhur me këtë çështje, ai u shpreh se ka qenë i painteresuar.
“As që e kam këqyr”, tha ndër të tjera ai.
I pari i Speciales po ashtu tha se nuk ka ndodhur gjatë kohës sa Isufaj ka qenë prokuror që dikush të intervistohet në objekt qeveritar.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të luftojmë pa kompromis kundër të gjithë atyreve, pa dallim, pa marrë parasysh pozitën dhe rolin që kanë në pushtet”, tha ndër të tjera Isufaj.