Ava Max u shfaq mahnitëse me një fustan të kuq përpara se të dilte në skenë gjatë koncertit Jingle Ball të iHeartRadio në New York të premten mbrëma (9 dhjetor).
Këngëtarja dhe kantautorja 28-vjeçare zbriti në tapetin e kuq me fustanin elegant që kishte një prerje të guximshme poshtë dekoltesë së saj në njërën anë.
Ajo e përshtati fustanin me buzëkuqin me nuancë të ngjashme dhe qëndronte mbi një palë taka të larta të zeza.
Flokët e saj bionde ishin ndarë në mes dhe i binin në fije të hijshme poshtë shpinës.
Këngëtarja e “Salt” për performancën veshi një trupore me shkëlqim të mbuluar me gurë të çmuar të panumërt argjendi.
Pjesa tjetër e veshjes, si dhe mëngët ishin bërë nga një pëlhurë e bardhë e tejdukshme me prerje anash. Ajo e përshtati dukjen me çizme vinyl të zeza.
Për t’u përshtatur me pamjen e saj verbuese skenike, Ava zgjodhi makijazh të theksuar.
Ylli i popit shfaqi lëvizjet e saj të kërcimit ndërsa inkurajoi audiencën të këndonte së bashku.
Ajo shoqërohej nga një ekip kërcimtarësh femra të veshura me fustane me shkëlqim argjendi.
Performanca e Max në këtë event vjen më pak se dy muaj para publikimit të albumit të saj të dytë në studio, “Diamonds & Dancefloors”.
iHeartRadio Jingle Ball është një ‘koncert i përvitshëm festash me artistët më të mirë të vitit që performojnë hitet e tyre numër një’.
Dua Lipa, Lizzo, Charlie Puth, AJR, Demi Lovato dhe Backstreet Boys performuan të gjithë në shfaqjen e së premtes mbrëma. /Telegrafi/