Një fushatë për anëtarësimin e Kosovës në NATO është bërë virale në rrjete sociale.
Shumë përdorues në Twitter kanë përdoruar hashtagun #KosovoInNATO.
E më pas kësaj fushate i janë bashkangjitur edhe shumë fytyra publike.
Artistët e famshëm si: Dafina Zeqiri, Mozzik, Era Istrefi, Korab Shaqiri, Alban Ramosaj kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar mbështetjen e tyre.
“NATO në Kosovë, por ne kemi nevojë që Kosova të jetë në NATO”, shkruhet në postimet e tyre.