FC Ballkani është bërë më trajner të ri.
Artim Pollozhani është emëruar në krye të shtabit teknik të kampionëve në fuqi të Kosovës.
Pollozhani do të jetë pasues i Ilir Dajës, i cili pak ditë më parë u largua nga Ballkani.
Klubi nga Suhareka të hënën e ka prezantuar trajnerin e ri, Artim Pollozhani.
Ky i fundit edhe në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, duke qenë ndihmëstrajner i Ilir Dajës.
“Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani! Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkanit. Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimeve tona. Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri. Na Priftë e mbara Pollo”, thuhet në njoftimin e Ballkanit./RTK