Mikel Arteta e ka konfirmuar largimin e mbrojtësit David Luiz nga skuadra e Arsenalit.
Braziliani do t’i jap fund aventurës me klubin londinez në fund të këtij edicioni, shkruan FrontOnline.
Trajneri i Arsenalit, Arteta e ka lavdëruar ish-mbrojtësin e Chelseat dhe Paris Saint-Germainit.
“Ai është një futbollist që ka fituar gjithçka në futboll”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Kam pasur privilegjin të punoj me të për 18 muaj. Me të vërtetë e kam shijuar atë. Unë mendoj se ka shkuar mirë puna me të”, shtoi Arteta./FrontOnline/