Ish-konkurrenti finalist i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova, Artan Thaçi në natën e finales, pas eliminimit nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, ka folur rreth dy finalistëve kryesorë, Stresit dhe Vedatit.
Artani e ka uruar përzemërsisht Stresin si triumfues i këtij edicioni të parë të BBVK-së, derisa ka thënë se rep artisti ka dhënë shumë për këtë format.
“Sinqerisht e them, jam i lumtur që ka fituar Stresi, pavarësisht që me Vedatin kam qëndruar gjatë gjithë kohës, nuk kemi pasur debat apo diçka”, ka thënë Artani pos tjerash.