Artani e Edoni kanë debatuar mbrëmjen e kaluar, teksa ky i fundit shpërtheu rëndë ndaj aktorit, duke e quajtur edhe homofob.
Por, Artani tha se kjo ishte e gjitha “prank”, e që nuk mund t’ia tregojë Edonit deri të premten në “Prime”, shkruan lajmi.net.
Kjo gjë po e bën atë të ndihet shumë në siklet.
“S’di a bëhet e premte ndonjëherë… Edhe aty mundohesha me e rujtë, amo ky eksplodoi, edhe unë nuk e pata hiq me të, por me Getin. Ai ra vetë në rrjetë… Po ma ndinë boll vallah”, u shpreh Artani derisa po fliste me Xhulin.
“Ku jam unë budallë me mendu asi sendesh, s’jam unë ai”, shtoi ai.
Ai tha se s’ka mundur të flinte aspak gjatë natës për shkak të situatës së krijuar me Edonin.