Përplasjet nuk munguan as sonte në mes të banorëve. Një e tillë ndodhi edhe në mes të Artanit e Julianës.
Artani i tha Xhulit se është ajo që më së shumti ka ofenduar gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, derisa ajo e mohoi një gjë të tillë.
“Të premten publiku që e ke ofenduar do të ta tregojë vendin shumë mirë, ta japin rezultatin. Je një njeri që e ke ofenduar natë e ditë popullin shqiptar”, u shpreh Artani.
Derisa shtoi se prej tij asnjëherë nuk është dëgjuar ndonjë ofendim.
“Ti ke treguar vetëm turp, je shembulli më i keqi. Stratege për të keq”, shtoi ai.