Kandidati për deputet, Artan Nimani, ka shkruar pas takimit që ka pasur në Dardani të Gjakovës.
Nimani, ka thënë se Dardania tregoj shpirtin e saj të veçantë me mikëpritjen e jashtëzakonshme që i bëri sonte koalicionit ku ai është pjesë e tij.
”
Ky është momenti që zëri juaj të dëgjohet! Më 9 shkurt, me votën tuaj për Koalicionin Fitues 137 dhe për numrin tim 25, ju bëheni pjesë e një lëvizjeje që synon zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, investime që hapin vende të reja pune dhe mbështesin bizneset lokale.
Përmirësimi i mirëqenies sociale, me shërbime më cilësore në shëndetësi, infrastrukturë dhe përkrahje për kategori të ndjeshme, është prioriteti ynë” ka shkruar ai.