Kryetar i Forumi Intelektual “Europa 2030”, Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se UÇK-së dhe ata që dhanë gjithçka për këtë tokë meritojnë lavdi të përjetshme.
Në takim me luftëtarët e UÇK-së, Nimani ka thënë se ai dhe familja e tij kanë dhënë një kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot, në Prishtinë, së bashku me bashkëluftëtarë festuam Ditën e Veteranëve të UÇK-së, një ditë e mbushur me krenari dhe kujtim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan për lirinë e atdheut tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, që me gjakun dhe sakrificën e tyre bënë të mundur që sot të jetojmë të lirë dhe krenarë në tokën tonë.
Pata nderin dhe krenarinë që edhe unë dhe familja ime të japim një kontribut në luftën për çlirimin e Kosovës.
Kjo ditë na kujton jo vetëm të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe përgjegjësinë për të ruajtur dhe nderuar këtë liri me të gjitha mjetet tona.
Lavdi e përjetshme UÇK-së dhe të gjithë atyre që dhanë gjithçka për këtë tokë!