Dje zhvilluar një tubim madhështor në mbështetje të fitores për Kosovën nga AAK -Nism ,deputeti Artan Nimani gjate fjalës së tij, ai theksoi se angazhimi dhe puna janë prioriteti kryesor i ekipit të tij, duke e përjashtuar spekulimin me sondazhe.
“137 është numri i fitores sonë – numri që garanton ndryshim, zhvillim dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët tanë. Ky tubim është dëshmi e bashkimit, përkushtimit dhe vullnetit tonë të pathyeshëm për të ndërtuar një Kosovë që çdo qytetar e meriton,” tha Nimani.
Ai falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur deri tani dhe shprehu besimin se vizioni i tij do të realizohet me mbështetje të fuqishme qytetare. Nimani kërkoi nga të pranishmit që të bëjnë zgjedhjen e duhur duke votuar për koalicionin e tij me nr. 137 dhe për kandidatin e tij, nr. 25, për të vazhduar përpara me angazhimet e nevojshme për vendin.
Nimani mbylli fjalën e tij duke theksuar: “Së bashku, e bëjmë fitoren të mundur! Vota juaj për 137 dhe 25 është një hap përpara drejt një të ardhmeje më të mirë!