Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me akull.
Nimani thotë se gjendja e trotuarëve në Prishtinë është pasqyrë e qeverisjes së pushtetit lokal dhe qendror, transmeton FrontOnline.
“Gjendja e trotuareve në Prishtinë është pasqyrë e qeverisjes së pushtetit lokal dhe qendror. Borë, akull, dhe rrugë të rrezikshme për qytetarët, ndërkohë që askush nuk merr masa për zgjidhjen e këtyre problemeve bazike. Ku janë shërbimet publike që ne paguajmë me taksat tona? A duhet të rrezikojmë çdo ditë jetën për të kaluar në një trotuar? Ky është dështim i radhës i atyre që na premtojnë zhvillim, por ofrojnë vetëm neglizhencë”, shkroi Nimani në Facebook të dielën.
Ai theksoi se në fund, zgjedhjet do të tregojnë se ky popull nuk mashtrohet gjithmonë.
“Është koha për ndryshim dhe Kosovën fituese!”, përfundoi ai.