Kryetar i Forumi Intelektual “Europa 2030”, Artan Nimani përmes një reagimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se ky forum dënon keqperdorimin e studenteve dhe institucioneve akadamike për qëllime politike dhe elektorale.
Sipas tyre, takimet e studentëve me Ministriren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi poltik janë një cenim i integritetit akademik dhe meritokracisë, trasnmeton Front Online.
“Forumi i Intelektualëve “Europa 2030” dënon ashpër keqpërdorimin e studentëve dhe institucioneve akademike për qëllime politike dhe elektorale. Fotot dhe takimet e studentëve elitë me Ministren e Arsimit dhe zyrtarët e saj për qëllime promovimi politik janë një cenim i rëndë i integritetit akademik dhe meritokracisë”, ka shkruar Nimani.
Tutje Nimani ka thënë se bursat janë meritë e studentëve, dhe jo vegël për progpagandë dhe abuzim.
“Bursat studentore janë meritë ekskluzive e studentëve dhe përfaqësojnë punën dhe përkushtimin e tyre personal, jo një “dhuratë” e qeverisë apo universiteteve. Këto arritje nuk duhet të përdoren si vegla propagandistike për promovim elektoral. Fakti që kjo qasje po aplikohet tani, gjatë fushatës zgjedhore, dhe jo katër vite më parë, ngre dyshime serioze për manipulim dhe qëllime të pastra politike”, ka thënë ai.
Nimani ka shprehur mbështetjen e tyre ndaj organizatave studentore të cilat kanë denoncuar këto aktivitete.
“Në këtë kontekst, Forumi i Intelektualëve “Europa 2030” mbështet plotësisht reagimin e organizatave studentore, të cilat kanë denoncuar këto praktika të papranueshme. Organizatat studentore janë shprehur qartë kundër përdorimit të studentëve për qëllime politike, duke theksuar se universitetet nuk duhet të jenë mjet propagandistik, por hapësira të zhvillimit të dijeve dhe mendimit kritik”
“Për më tepër, organizimi i këtyre ngjarjeve përmes rektoratet, duke përdorur transportin e financuar nga buxheti publik, përbën shkelje të qartë të ligjit dhe të etikës administrative. Universitetet duhet të jenë të mbrojtura nga ndikimi politik dhe të respektojnë autonominë akademike”, ka thënë Nimani./Front Online/
Postimi i tij i plotë: