Modelja e njohur kosovare, Arta Nitaj ka reaguar pas rastit të mësueses në Suharekë e cila u përjashtua nga shkolla për shkak të bartjes së shamisë.
Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo u shpreh e mllefosur me këtë vendim, shkruan lajmi.net.
“Turp idiota, me u zhvesh nuk bën, të mbulohesh nuk bën, çka bën?”, shkroi Arta ndër tjerash në Instagram.
Theksojmë që përveç Artës kanë reaguar edhe fytyra të tjera publike lidhur me këtë vendim.