Arta Nitaj është përfshirë në debatet rreth spektaklit të Big Brother VIP Albania.
Nitaj fillimisht tregoi mbështetjen për shoqen e saj, modelen Kejvina Kthella, por duket se pas debateve të fundit brenda shtëpisë ka ndryshuar mendim.
Në një postim që ka bërë së fundmi në llogarinë e saj në Instagram, Arta i ka dalë në krah moderatores Kiara Tito.
“Kiara niveli më i lartë i edukatës, bravo”, ka shkruar Nitaj.
Postimi i Nitajt vjen pas debatit të fundit që Kejvina pati me Kiarën, ku kjo e fundit shpërtheu në lot.
Kiara u shpreh se nuk e përkrah dhunën dhe nuk dëshiron që të transmetojë mesazhe të gabuara në publik.