Ish-aktorja e serialit “O sa mirë”, Arta Nitaj është bërë edhe njëherë kryefjalë e mediave rozë.
Modelja që ka mbi 300 mijë ndjekës në Instagram, është kapur nga ndjekësit e faqes “Vipat e Bllokut”, me një mashkull duke i shijuar pushimet e verës.
“Arta Nitaj me frajerin”, kanë shkruar Vipat e Bllokut në faqen e tyre në Instagram, derisa kanë publikuar videon e së njejtës me një mashkull misterioz.
Nitaj ka qenë disa herë e përfolur për jetën e saj private, mirëpo, që publikisht, modelja nuk ka treguar nëse është në lidhje apo jo.