Arta Elezaj konsiderohet njëra ndër modelet më seksi shqiptare.
Ajo komentohet shumë rreth postimeve të saj provokuese ku shfaq format e saj trupore.
Përtej kësaj ajo komentohet edhe rreth pushimeve të shpeshta në vende luksoze siç është Dubai.
Modelja ditën e sotme feston ditëlindjen dhe me këtë rast nuk kanë munguar urime e gjithashtu edhe befasitë.
Në postimet e reja që ka shpërndarë në ‘InstaStory’, ajo shihet se ka bërë një ndryshim në pamje.
Derisa jemi mësuar ta shohim me flokë kaçurrele dhe të shkurta, ajo ka drejtuar flokët dhe i ka zgjatur ato.
Ndryshe ajo ka postuar edhe befasitë që i mori, një buqetë me lule, ku shkruhej edhe emri i saj, bashkangjitur me një letër ku shkruhej: Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë.
Nuk dihet nëse këtë buqetë e mori nga ndonjë person special apo thjesht dhuratë nga miket e saj të ngushta.