Prej javësh kanë qarkulluar raportime më media vendore për arrestimin e bashkëshortit të këngëtares shqiptare, Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.
Por, pasi u tha se ai po mbahet nga policia, vet Arta kishte mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë, duke deklaruar se burri i saj gjendet në shtëpi me të dhe fëmijët e tyre.
Ndërkohë, më vonë arrestimi i tij u konfirmua edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, përkatësisht nga zëdhënësja Laureta Ulaj.
Mirëpo, që Sekiraqa tashmë ndodhet në gjirin familjar e ka konfirmuar sërish partnerja e tij Arta.
Bajrami ditën e sotme (e premte) ka publikuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet përkrah bashkëshortit.
Dyshja duken më të lumtur se kurrë teksa kanë kaluar kohë bashkë tek “New Born” në Prishtinë.
Ndryshe, theksojmë që çifti janë prindër të tre fëmijëve.
Prokuroria konfirmon arrestimin e burrit të Arta Bajramit: Kishte urdhërarrest ndërkombëtar