Xhuli Nura ishte padyshim një prej banoreve më të komentuara të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Modelja nga Drenica iu bëri ballë shumë debateve, situatave dhe ‘sulmeve’ që i vinin nga pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së famshme.
Megjithatë kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të fitonte çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ajo doli e treta nga votat e publikut pas Stresit, që doli fituesi dhe Vedat Bajramit që ishte I dyti.
Por, përkrahja për Nurën nuk ka munguar as nga publiku e as nga shumë emra të njohur përfshirë estradën.
Këngëtarja Arta Bajrami pas humbjes së Xhulit ka reaguar në një postimi në llogarinë e saj në Instagram teksa tha se tani është koha kur modelja do të shkëlqejë.
Vlen të theksohet që pjesë e pesë finalistëve ishin edhe Artani Thaçi dhe Mbresa Hajrullahu, përveç çmimit kryesorë që iu dha Stresit katër banorët e tjerë të finales së madhe fituan nga 10 mijë euro secili. /Telegrafi/