×
  • Ekonomi
  • Biznes

    Art Motion platforma më e madhe televizive

    FrontOnline
    05 Korrik 2021

    Kompania Artmotion mban premtimin për të gjithë fansat e Sportit.

    Gjatë muajit të kaluar është bërë publike marrja e ekskluzivitetit të Ligës më të njohur Franceze në Futboll Ligue 1.

    Sot Artmotion konifirmon se Liga e Futbollit më të kërkuar Italian, Serie A do të jetë pjesë e shtëpisë më të madhe të Sportit, duke filluar nga 21 Gushti i këtij viti deri në sezonën 2023/24.

    Artmotion tashmë mban epitetin e numrit më të madh të Ligave më të fuqishme botërore sportive!

    Ngjarjet më te mëdha te Futbollit si: Champions League, Europa League, Europa Conference League, La Liga, Serie A, Ligue 1, Coppa Italia, Superliga e Kosovës, Liga e Zvicrës, Kupa e Gjermanisë, Liga e Turqisë SporToto.

    Poashtu në Artmotion janë edhe ngjarjet tjera sportive si NBA, Superliga e Basketbollit te Kosovës, Liga Unike, Süper Lig e Turqisë, Euroliga, Ligabasket , Formula 1, Moto GP, One Championship, Uimbledon dhe natyrisht te gjitha garat e JUDO-s. S’ka familje Kosovare që nuk e ka në shtëpi një tifoz të ekipeve nga Serie A.  Fundjavat janë plot me debate para derbive emocional që sjell elita e futbollit italian.  Juventus, Milan, Inter, Roma, Lacio e Napoli, por edhe  Atalanta e Fiorentina, janë ekipet që kanë rrëmbyer zemrat e tifozëve  kosovarë nëpër vite.

    Përballjet mes tyre na mbajnë të mbërthyer para ekraneve.  E rivaliteti mes klubeve e tifozëve është përtej çdo imagjinate.  Tifozët e ekipeve  Italiane jetojnë për t’i parë duelet: Juventus -Milan, Inter-Napoli e Roma-Lacio.

    E Kosovarët tashmë përmes  platformës Artmotion do t’i shohin yjet e kombëtares së Kosovës si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda e Samir Ujkani çdo javë.

    Në Serie nuk luajnë vetëm yjet e kombëtares së Kosovës, por edhe të përfaqësueseve më të mëdha në botë
    si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Romelu Lukaku, Edin Džeko e Ciro Immobile, keta janë vetëm
    disa prej atyre që do t’ju argëtojnë javë pas jave nga ekranet e platformës  Artmotion.  Serie A është në
    mesin e top tre ligave më të mira në Evropë.  Kampioni Inter, do të mundohet ta mbaj kurorën e
    Scudetos.  E Juventus rikthimin e titullit në Torino. Ambiciet për sukses nuk po i fsheh as Milan.
    Ndërsa,  Atalanta, Lacio e Roma janë aty për të shkaktuar befasi.  Spektaklin, rivalitetin dhe ethet e Serie
    A nga 21 Gusht do t’i përjetoni në Tjetër Nivel.
    Shërbimet kualitative që Artmotion ofron në Pakot më të kërkuara të momentit të televizionit digjital e
    internetit super të shpejtë dhe stabil, bëjnë që Artmotion të jetë lider i vendit në ofrimin e shërbimeve
    te Internetit dhe televizionit për cdo familje Kosovare.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale...
    Lajme21 Gusht 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka lëshuar një reagim politik ndaj kryetarit aktual të Gjilanit, Alban Hysenit, duke e...
    Lajme21 Gusht 2025
    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kujtuar me respekt dhe nder tetëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit Bajram Rexhepi. Në një...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Një valë e pazakontë detare ka goditur sot Plazhin e Madh të Ulqinit, duke shkaktuar përmbytje të pjesshme në disa nga plazhet...
    Lajme21 Gusht 2025
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas moscertfikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Bajrami...
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Supreme ia ka kthyer për përmirësim Gjykatës së Apelit rastin ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut. Kështu konfirmoi, zëdhënësja e Supremes,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve të Kosovës –...
    Lajme21 Gusht 2025
    Përfaqësuesi i VV’së në KQZ, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka sulmuar shoqërinë civile. “Ka edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Papa Leo XIV po përgatitet të udhëtojë për në Liban më vonë këtë vit, në atë që mund të jetë udhëtimi i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.