21 mijë e 212 votues në zgjedhjet e 14 shkurtit nga diaspora janë verifikuar deri tani.
Megjithatë, nuk janë pranuar të gjithë votat e këtyre votuesve.6 mijë e 401 vota janë refuzuar nga KQZ.
Arsyet e refuzimit të këtyre votave janë të ndryshme.
Sipas Organizatës Germin, 2 mijë e 805 votues janë refuzuar për shkak se nuk ekzistojnë në periudhën e aplikimit, 2 mijë e 76 votues janë refuzuar në periudhën e aplikimit, 877 janë të pa identifikueshëm, 333 që kanë dërguar fletëvotime 2 herë dhe 310 që kanë dërguar dokumente jo valide.