×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Arsyet pse pesha juaj mund të ndryshoi brenda ditës dhe çfarë të bëni për këtë

    FrontOnline
    07 Nëntor 2021

    Mund të jetë dëshpëruese të shkelësh në peshore gjatë përpjekjeve të humbjes së peshës dhe të shohësh se numri është rritur.

    Por, përpara se të hidhni poshtë planin tuaj të humbjes së peshës, është e rëndësishme të dini se ka disa arsye pse pesha juaj mund të luhatet nga një ditë në tjetrën.

    Jonathon Taylor, një trajner personal në Ultimate Performance tha se ndryshimet në peshë duhet të interpretohen me kujdes.

    Këto janë disa nga arsyet e luhatjes së peshës:

    1.Kapsllëku

    Kapsllëku është një problem mjaft i zakonshëm që mund t’ju bëjë të peshoni më shumë sesa në të vërtetë.

    Mund të parandaloni kapsllëkun duke ngrënë një dietë të pasur me fibra, sepse ato jo vetëm që i mbajnë zorrët tuaja në lëvizje, por janë të lidhura me humbjen e peshës.

    2.Karbohidratet

    Karbohidratet, buka, makaronat, patatet dhe perimet janë një pjesë thelbësore e dietës, duke na dhënë energji, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

    Por, nëse keni një ditë të ngrënit që është paksa e pasur me karbohidrate, mund të shkaktojë një rritje të vogël në peshë.

    3.Hidratim

    Statusi i hidratimit ka një ndikim të madh në peshën tuaj nga dita në ditë.

    Mungesa e ujit ashtu edhe mbushja me të mund të bëjnë që pesha të rritet ose të ulet përkohësisht.

    4.Sasia e madhe e kripës

    Nëse keni marrë një ushqim kinez një natë përpara peshimit, do të faleni nëse mendoni se pesha juaj është rritur.

    Por, mbani në mend se ushqimet me kalori kanë tendencë të përmbajnë më shumë kripë.

    Kur kemi shumë kripë në trup, kjo e bën trupin të mbajë ujin për të ndihmuar në hollimin e tij.

    5.Cikli menstrual

    Pesha e një gruaje mund të ndryshojë në varësi të kohës së ciklit menstrual.

    Gjatë fazës premenstruale, para gjakderdhjes, trupi mund të mbajë më shumë ujë, duke ju bërë të “peshoni” më shumë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Vip28 Nëntor 2024
    Burimi i ka treguar Sarës për mënyrën se si festohet 28 Nëntori në Kosovë. Ai i ka treguar asaj për Prekazin heroik,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Është arrestuar në Ercolano të Italisë, 38-vjeçarit Pasquale Punzo, i cili konsiderohet si një nga personat kryesorë të dyshuar për vdekjen tragjike...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka uruar shqiptarët me rastin e Ditës së Pavarësisë. Grenell ka thënë se SHBA është...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit. Sipas...
    Vip28 Nëntor 2024
    Pas Dua Lipës, 28 Nëntorin e ka uruar edhe Rita Ora. Këngëtarja me famë botërore ka ndarë një video të shkëputur nga...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka uruar festën e 28 Nëntorit. Në një postim në Facebook, ministri thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.