Në shkollën fillore “Meto Bajraktari”, në bazë të dhënave që ka publikuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, del që një pjesë e madhe e stafit të shkollës dhe nxënësve kanë dalë pozitiv në testin ndaj COVID 19.
“Ju njoftojmë që në shkollën tonë, ”Meto Bajraktari” janë konfirmuar nga IKSHPK-ja raste pozitive me Covid-19. Janë 4 mësimdhënës të shkollës, si dhe 8 nxënës dhe 2 punëtor teknik të konfirmuar me Covid-19”, ka bërë të ditur shkolla përmes një njoftimi.
Gjithashtu Task Forca e Shkollës, që të mos ketë ndërprerje mësimi, ka hartuar planin për vijimin e mësimit online përgjatë këtyre dy javëve.
“Gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit janë të obliguar që të vijojnë procesin mësimor sipas skenarit C në platformat e lartshënuara”, thuhet në njoftim./Front Online/