Arsenali ka arritur të marrë një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 32-të në Ligën Premier.
The Gunners e filluan mjaftë mirë takimin, duke krijuar disa shanse shënimi, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre.
Ishte minuta e 40-të kur skuadra londineze shënoi nëpërmjet Dani Ceballos, por ajo u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.
Në 45 minutat e dytë, Arsenali tentoi të kalonte sërish në epërsi, mirëpo ishin mysafirët që shënuan të parët.
Në minutën e 59-të, Fulhami fitoi një penallti të cilën në gol e konvertoi Josh Maja.
Vendasit më pas lëshuan një mundësi të artë në Emirates Stadium, pasi Hector Bellerin (67’), goditi pa saktë me kokë.
Në minutën e 71-të, Nicolas Pepe lëshoi një goditje të fuqishme, por Alphonse Areola ishte në vend.
Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta arriti që në minutën e 90+7 t’i barazonte shifrat në 1-1 me golin e Edward Nketiahs, duke marrë kështu vetëm një pikë në shtëpi.
Pas javës së 32-të, Arsenali gjendet në vendin e nëntë me 46 pikë.