Arsenali ka prezantuar sot (e premte) fanellat për edicionin e ri të garave 2021/22.
“Topçinjët” kanë prezantuar fanellat që do t’i bartin veshur në ndeshjet si vendas.
Si gjithmonë, në këto fanella dominon ngjyra e kuqe dhe ajo e bardhë. Fanellat e njëjta janë lansuar edhe te skuadra e femrave dhe tek të rinjët e klubit londinez.
Arsenali ka bërë të ditur se këto fanella për herë të parë do t’i bartin veshur nesër (e shtunë) në ndeshjen miqësore me Rangers.
Fanellat janë të dizajnuara nga kompania e njohur “Adidas”.