Arsenali ka pësuar edhe një “kthim mbrapa” nga lëndimet dhe tani mund të jetë pa shtatë lojtarë të ekipit të parë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Monacos.
“The Gunners” janë të shtatit në Ligën e Kampionëve dhe janë brenda top 8-shes që siguron kalimin tutje, në 1/8 e finales.
Arsenali ka fituar tri nga pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë këtu edhe një fitore prej 5-1 ndaj Sportingut të Lisbonës.
Kundërshtari i nesërm, Monaco është i teti dhe është prapa Arsenalit shkaku i goldiferencës, duke e bërë më interesante përballjen e nesërme.
Por, ndeshja e nesërme është bërë edhe më sfiduese për Artetan.
Gazetari i “Football.london” Kaya Kaynak ka zbuluar se mesfushori Thomas Partey mungoi në stërvitjen e së hënës.
Për t’u bërë edhe më keq për Artetan, katërshja e mbrojtjes, Gabriel, Calafiori, Zinchenko dhe Timber, po ashtu nuk ishin pjesë e stërvitjes.
Problemi i madh për Arsenalin do të jetë mungesa e lojtarëve në fazën e mbrojtjes.
Ben Ëhite dhe Takehiro Tomiyasu veçse janë duke u rikuperuar, që do të thotë se Arsenali mund të jetë pa shtatë lojtarë – të cilët janë ose mbrojtës ose lojtarë që kanë luajtur vazhdimisht në mbrojtje.
Nëse Arteta do të mbetet pa këta lojtarë, atëherë ai do të jetë për këtë ndeshje vetëm me Ëilliam Saliban dhe Jakub Kiëiorin.
Pas barazimi 1-1 me Fulhamin, Mikel Arteta u shpreh optimist se Gabriel, Calafiori dhe Zinchenko – të cilët nuk kanë lëndime të rënda – mund të rikthehen në ndeshjen ndaj Monacos./GazetaExpress/