Arsenali ka arritur të regjistrojë fitore përballë Newcastle Unitedit.
Në “St James Park”, Arsenali ishte mysafir i skuadrës së Newcastlet, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e vlefshme për javën e 34-t në Premierligë i takoi Arsenalit me rezultat 0:2.
Mohamed Elneny (‘5) dhe Pierre-Emerick Aubameyang (’66) i shënuan golat për londinezët.
Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë me 49 pikë të tubuara, kurse Newcastle Unitedi në vendin e 17-të me 36 pikë./FrontOnline/