Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konfirmuar mbi 10 milionë raste me koronavirus deri më tash, sipas të dhënave nga Universitetit John Hopkins, të hënën.
Rastet e reja pozitive kanë arritur 60 për qindëshin e totalit në dy javët e fundit, pasi është shënuar rritje në gati çdo shtet.
Ndërkaq, vdekjet nga virusi kanë shënuar rritje prej 18 për qind gjatë këtyre dy javëve. Deri tash, kanë vdekur më shumë se 237,000 amerikanë, shkruan AP.