Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, pas një kohe të gjatë është pajisur me tabela për vetura, ndonëse për disa muaj ato ishin mungesë në qendrat e Regjistrimit të automjeteve.
Por, pas furnizimit me tabela qytetarët po përballën me vështirësi të tjera.
Burime të Portalit FrontOnline, kanë bërë të ditur se në Qendrën e Regjistrimit në Prishtinë mëngjesin e sotëm ka rënë sistemi I regjistrimit të automjeteve dhe qytetarët janë detyruar të presin me orë të tëra, duke mos pasur as distancë për tu mbrojtur nga përhapja e COVID-19.
FrontOnline, lidhur me mungesën e tabela për regjistrimin e veturave ka raportuar vazhdimisht.
Lexo edhe:
S’ka targa RKS për automjete, qytetarët të mllefosur me institucionet