Në Aeroportin e Prishtinës sonte ka mbërritur kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19, si pjesë e programit COVAX.
Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas pak do ta presin edhe zyrtarisht kontingjentin e parë të vaksinave.
Vaksina e AstraZeneca dhe universitetit të Oksford thuhet se është 76 për qind e efektshme kundër Covid-19. Po ashtu Bashkimi Evropian, ka premtuar se do t’i ofrojë Kosovës e vendeve të tjera të rajonit vaksina.
Kosova është vendi i fundit në rajon që do të nisë fushatën e imunizimit të popullsisë kundër koronavirusit.
Autoritetet tashmë kanë hartuar një plan të imunizimit, të ndarë në tri faza, ku fillimisht pritet të vaksinohen punonjësit e shëndetësisë, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike.