Klubi anglez, Southampton ka mbyllur marrëveshjen me një sponsor dhe besohet se nga kjo marrëveshje do të përfitojë shtatë milionë euro në vit.
Investitorët e rinjë nga kompania “Coingamin Group” kanë menduar që bonuset për futbollistët t’i japin në valutën “Bitcoin”, shkruan FrontOnline.
“Bitcoin” tashmë ka arritur vlerën e 62 mijë eurosh, e cila do të jepet në rast se klubi arrinë suksese në gara të ndryshme.
Kjo është marrëveshja më e madhe në historinë e klubit anglez, e cila është dhe një risi për futbollin gjithashtu./FrontOnline/
Via @JoePompliano: Southampton will now allow it's players to receive their bonuses in bitcoin 🪙 pic.twitter.com/AHLvi4rs1e
— Relevent Sports (@releventsports) April 12, 2021