Telekomi i Kosovës dhe Dardafon kanë arritur marrëveshje mes vete.
Kësisoji, llogaritë e ndërmarrjes publike janë zhbllokuar dhe punëtorëve do të mund t`u dalin pagat e tetorit.
Kështu është bërë e ditur në një email që e ka siguruar portali Front Online.
Njoftimi i plotë:
Angazhimi i bordit dhe manaxhmentit për zhbllokimin e llogarive sot u kurorëzua me sukses.
Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë më parë se do të ketë një takim mes Telekomit dhe Dardafon dhe qeverisë ashtu edhe ndodhi dhe ky takim solli marrëveshjen me ndërmjetësim dhe garancion edhe nga qeveria e vendit.
Kjo marrëveshje për shlyerjen e borgjeve ndaj Dardafon garanton funksionimin normal të koorporatës pa pasur brengën se llogaritë mund të bllokohen dhe zbrazen përsëri.
Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borgjin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore.
Pas kësaj marrëveshje bordi dhe menaxhmenti me përkrahjen e qeverisë do të nisin implementimin e planit për rimëkëmbje të Telekomit ku brenda një afati tre vjeqar do të investohet në rrjet dhe çështje tjera me rëndësi të cilat ndikojnë në rritjen e vlerës së koorporatës dhe stabilitetin financiar e teknik të kompanisë.
Andaj ju ftojm edhe njeherë të gjithëve pa asnjë dallim që të angazhoheni maksimalisht në kryerjen e detyrave dhe obligimeve tuaj dhe bashkarisht të arrijm rimëkëmbjen e Telekomit të Kosovës.
Menduh Abazi
Drejtor i Departamentit për Relacion me Publik