Policia e Kosovës ka arrestuar një flagrancë një person në Prishtinë nën dyshimin se është përfshirë në një rast të vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
I arrestuari dyshohet se ka vjedh një telefon nga nje femër në lagjen Dardani të Prishtinës.
Për këtë rast, policia ka njoftuar se edhe dyshohet edhe një person tjetër, por i cili aktualisht gjendet në arrati.
“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes . Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës femër i është vjedhë telefoni. Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente, ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati”, ka konfirmuar Flora Ahmeti për Front Online.