Policia kufitare e Kosovës e ka arrestuar një taksist dje paradite në Vërmirë.
Siç njofton Policia, në veturën e tij janσ gjetur tre persona të huaj që dyshohet se me ndihmë të taksistit ishin futur ilegalisht në Kosovës.
“PKK Vermicë 01.11.2020 – 08:45. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në veturën e tij (taksi) janë gjetur tre persona shtetas të huaj që dyshohet se ilegalisht janë futur në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.
Personat janë dërguar në Qendrën e Azilit, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.