Një taksist është arrestuar nën dyshimin se gjatë kontrollit të veturës së punës, iu gjetën 110 gramë kokainë, në vlerë rreth 10 mijë euro.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në Graçanicë dhe është iniciuar si “Posedim i substancave narkotike”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar taksist, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij të punës (taksi) i është gjetur dhe sekuestruar 110 gram substancë narkotike e llojit kokainë, një veturë, 200 euro dhe një telefon mobil. Vlera e substancës narkotike është rreth 10.000 euro. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.