Një person është arrestuar në Suharekë.
I njëjti ka sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Suharekë 21.10.2022 – 12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare (ish bashkëshorten e tij). Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Front Online